TIRANË- Policia e Lezhës ka identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Lezhë. Ata janë Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) si dhe Alda Zefi, bashkëshortja e njërit prej tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 ku një masiv shkëmbor u shkëput nga skarpati anësor i rrugës Torovicë-Malecaj duke zënë poshtë makinën “Range Rover” me të cilën udhëtonin dy vëllezërit Zefi me pjesëtarë të tjerë të familjes.
Për nxjerrjen e trupave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve pasi shkëmbi kishte shtypur gjysmën e makinës.
(m.k/BalkanWeb)
