TURQI- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme po e feston datëlindjen e tij të 47-të në Turqi.
24 prilli është dita, e cila në axhendën e Thaçit ishte e parashikuar që të udhëtonte për në Beograd për vizitë, mirëpo kërcënimet e autoriteteve serbe se nëse “Gjarpri hyn në Serbi do të arrestohet”, bënë që të anulohej vizita.
Thaçi sot ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore.
(ed.me/BalkanWeb)
