TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, z.Christian Danielsson.

Ministri Bushati informoi mbi arritjet më të fundit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Danielsson vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Bushati, Danielson (1)

Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj.

Danielsson vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Bushati, Danielson (3)

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb