TIRANE  – Klaudia Pepa dhe Albi Nako vijojnë të qëndrojnë në qendër të mediave rozë. Kjo gjë u shpeshtua më shumë pas lajmit të ndarjes së tyre. Dhe sigurisht që fansat e dy balerinëve donin të dinin më shumë rreth kësaj ndarje dhe çfarë i çoi ata drejt saj.

klaudia

Ata u përfolën shumë sidomos pas një video mesazhi të transmetuar në emisionin ‘Rudina’, ku balerina shqiptare, e cila jeton në Itali e quajti ish-bashkëshortin ‘vëllai i madh’.
Ishte pikërisht kjo gjë që nxiti një debat të madh mes ndjekësve-komentues dhe familjarëve të saj. Por balerina nuk e vrau shumë mendjen dhe vijoi të publikonte foto joshëse në rrjetet sociale, në të cilat shihen edhe komente të Albit.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram Klaudia shfaqet seksi dhe në dilemë se cfarë duhet të zgjedhë për të veshur mëngjesin e sotëm. Kjo gjë e ka bërë të qeshë balerinin shqiptar, i cili ka postuar disa emoji që qeshin me lot. Por këtë herë Kaludia nuk ka reaguar dhe nuk i është përgjigjur ish-bashkëshortit të saj.

Të dy në intervista kanë thënë se kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe komunikojnë shpesh me njëri-tjetrin. Ndër të tjera Albi ka zbuluar, se shkaku i ndarjes së tyre ishin në një farë mënyre prindërit e tij. Për shkak të moshës Albi duhet të jetë pranë tyre dhe nuk mund të zhvendosej drejt Italisë, atje ku ndodhet ish-bashkëshortja e tij.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: