Si gjithmonë kontravers me deklaratat e tij, edhe këtë herë presidenti i Palermo-s, Maurizio Zamparini, ka gjetur personazhin e tij të “urryer” për ta “sulmuar”. Zamparini është shprehur në favor të VAR-it dhe ka sulmuar trajnerin e Juventus Massimiliano Allegri, i cili është ankuar për përdorimin e teknologjisë pas barazmit 2-2 me Atalanta-n. Bardheziu ka thënë se ndeshjet do të zgjasin katër orë në muajt vendimtarë të sezonit.
“Nuk është aspak e vërtetë se ndeshjet do të zgjasin 4 orë me VAR-in. Sigurisht, Allegri-t duhet t’i vijë keq sepse nuk do të ketë më favore të caktuara. Më në fund”, është shprehur Zamparini.
(i.ç/BalkanWeb)
