Immobile së bashku me Strakoshën ishin protagonistët sot në sfidën e fituar 1-2 kundër Juventusit. Sulmuesi italian që realizoi të dy golat në konferencën për shtyp pas ndeshjes nuk ka ngurruar të bëjë vlerësimin e tij për portierin shqiptar që priti penalltinë e Dybalës në minutën e 96.
“I kemi jetuar minutat e fundit me ankth, tensioni shkon 1000 kur pret vendimin e gjyqtarit në minutën e 90 ndaj një ekipi të madh si Juventusi. Thomas u tregua shumë i aftë dhe arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme. Nëse ka një arsye pse Juventusi nuk humb këtu dhe rrallëherë arrin të barazojë, vjen për faktin se vetëm një skuadër e jashtëzakonshme mund ta mposhtë këtu”, deklaroi Immobile.
(e.k/BalkanWeb)
