Presidenti amerikan Donald Trump dallohet për gjestet dhe fjalët e tij, që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes së publikut dhe medias.
Gjatë një takimi në Samitin e Votuesve të Vlerave të premten në mëngjes, ai tha se ishte takuar me Presidentin e Ishujve Virgin, të prekur nga uragani.
Por Trump kishte takuar guvernatorin e Ishujve, Kenneth Mapp, pasi ishulli nuk ka një president sepse nuk është shtet më vete por është pjesë e Shteteve të Bashkuara.
“Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”, tha Trump.
Gafa vjen ndërkohë që pak ditë më parë Sekretari i Energjisë Rick Perry bëri një gabim të ngjashëm në Porto Riko.
(e.f/BalkanWeb)