Të martën luhet ndeshjet treta në grupe të “Champions League” dhe ndër takimet që kanë shumë interes është edhe Manchester City-Napoli. Mirëpo me këtë mendim nuk është presidenti i italianëve, Aurelio de Laurentis, i cili e driblon këtë sfidë për shkak të asaj që e pret në fundjavë, përballja me Interin në “Seria A”.

Napolitanët që udhëheqin kampionatin presin në “San Paolo” zikaltërit e vendit të dytë në një takim që mund të vendosë shumë për titullin. Me atë që lihet të kuptohet nga numri 1 i italianëve, për Napolin duke marë në konsideratë aftësitë e lojtarëve që ka në dispozicion, më me rëndësi është aventura në “Seria A” sesa në “Champions League”.

De Laurentis: “Mendoj se disa lojtarë duhet të pushojnë. Ndeshja e radhës me Interin në kampionat ka më shumë rëndësi.”

“Ne do ta presim Sitin, por ajo është një ndeshje pothuajse e pamundur për tu fituar. Guardiola është dinak si një dhelpër e vjetër, dhe ai e njeh cilësinë e skuadrës së tij. Ndaj Interit kemi avantazh se luajmë në shtëpinë tonë, dhe aty do të japim maksimumin. Pres që edhe tifozët ta mbushin stadiumin plot” – deklaroi presidenti për “Gazzetta dello Sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb