TIRANE- Mes pyetjeve të shumta, në emisionin “Opinion” ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri komentoi edhe deklaratat e fundit të ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, për 4 klanet mafioze dhe 20 familjet kriminale që kontrollonin vendin. Ndërsa i cilësoi pak të ekzagjeruara, Tahiri shtoi se nuk i shihte ambasadorët si “shpëtimtarë” për hallet e vendit.

(Mendohet pas pyetjes)…Kam respekt për ambasadorët në tërësi pavarësisht se gjatë detyrës i kam njohur ndryshe, secilin me të vetat se njerëz janë edhe ata. Unë s’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkaz, për mua ambasadori është si gjithë të tjerët, si puthja dorën ambasadorëve dhe jam i mendimit se hallet duhet t’i zgjidhim vetë. Në shtëpinë time s’ka asnjë të huaj që vjen e më zgjidh problemet. Nuk ka familje mafioze, është e ekzagjeruar, ka klane kriminale të çmontueshme”,- komentoi ai.

(m.a/BalaknWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: