PRISHTINE- Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se edhe ditën e sotme do të vazhdojë transmetimi i rezultateve për kryetarë komunash e për asamblistë, deri sa të dalin rezultatet përfundimtare.
Ai tha se numërimi i fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në vendvotime.
“Transmetimi i rezultateve në faqen e KQZ-së do të vazhdojë edhe sot gjatë ditës”, shprehet Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së tha se aktualisht janë duke u pranuar materialet nga të gjitha komunat e Kosovës.
(BalkanWeb)