FIFA ka shpallur Cristiano Ronaldo-n si futbollistin më të mirë të vitit. Trofeu “The Best” që është sinonimi i “Topit të Artë” i është akorduar portugezit për të dytin vit radhazi nga institucioni më i lartë drejtues i futbollit në botë.

Në garë për “The Best” ishin edhe Neymar e Lionel Messi.

“The Best” është një çmim që akordohet prej dy vitesh nga FIFA pasi më pari ishte një me “Topin e Artë”. Pas krisjes së FIFA-s me “France Football”, tashmë “The Best” është ekskluzivitet i organit më të lartë drejtues të futbollit në botë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: