TIRANE- Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratës që bëri ditën e sotme ish-ministri Saimir Tahiri, ku ky i fundit doli sërish publikisht, kësaj radhe me disa dokumente të siguruara nga Gjykata e Catanias.
Në një status në faqen e tij të ‘Facebok’-ut Këlliçi e krahasoi çështjen ‘Tahiri’ me atë të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Me ironi demokrati theksoi se pafajësia mbrohet në gjykata dhe jo me letra ‘bakalli’.
STATUSI I KËLLIÇIT
Pafajesia mbrohet ne gjykate, jo me letra “bakalli”. Dalja e Tahirit sot para medias te kujtonte daljen e Elvis Roshit. Si per Tahirin dhe per Roshin ne letrat e servirura medias, rezultonte se ata ishin te paster. Te gjithe e dine se si vetem pak muaj me pas letrat treguan te kunderten. Jo vetem Roshi kishte disa emra por ishte dhe i denuar per perdhunim ne grup.
Sot te njejte gje beri Saimir Tahiri. Ne asnje rresht letra e Tahirit nuk thoshte qe ai nuk i kishte ndihmuar kushurinjte Habilaj ne trafik droge, per te cilen dhe akuzohet, nuk thoshte se makina e tij AA003GB nuk eshte perdorur per trafik droge ndersa ishte e regjistruar ne emrin e tij, nuk thoshte qe Tahiri nuk ka perfituar deri 5 mln euro ne muaj nga trafiku i droges, nuk thoshte qe Tahiri nuk ka marre dhurata te cmuara nga kushurinjte Habilaj.
Letra e sotme pas se ciles Tahiri u mundua te shfajesohej, nuk ishte as me shum e as me pak se letra me te cilen Elvis Roshi mundohej te na mbushte mendjen se ishte i pafajshem.


(ed.me/BalkanWeb)
