TIRANE – Zaimina Vasjari po kalon ditët më të bukura këtë periudhë pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjatë këtyre 6 muajve të shtatzënisë bukuroshja nuk është shfaqur shumë në publik.

Gjithsesi Zaimina, pasi pranoi lajmin se është shtatzënë, vazhdimisht na ka treguar detaje nga jeta e saj si nënë e ardhshme.Mesa duket Zaimina nuk ka vendosur të mbyllet në shtëpi duke pushuar, por ka fuqi dhe dëshirë për festa edhe pse 6 muajshe shtatzënë.
Edhe pse këngëtarja nuk e ka treguar gjininë e fëmijës një mikesha e saj e ka treguar pa dashje në një koment në Instagram. “Me dashuri ardhtë princesha plotë jetë dhe shëndet” – i shkruan ajo Zajminës, duke na lënë të kuptojmë që është në pritje të një vajze.
(BalkanWeb)
