Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi për gati një dekadë kanë ‘pushtuar’ futbollin si në aspektin personal ashtu edhe me skuadrat e tyre. Për dy futbollistët padyshim që është rezervuar një vend në mes më të mëdhenjve por për të arritur deri të suksesi ata nuk kanë qenë aspak të ngjashëm.

Lionel Messi ka diferencë të theksuar talenti me portugezin, por puna e Ronaldos për të arritur deri këtu nuk ka të krahasuar. Ronaldo e Messi nuk janë të ngjashëm as kur bëhet fjalë për dështimet.

Në vitin 2015 argjentinasi siguroi të 5 “Top të Artë” dhe në garë për këtë çmim ishte edhe “galaktiku”. Në momentin që u shpall fituesi dallohet qartë një fytyrë e ngrysur e portugezit i cili qartazi duket se nuk e kapërdin suksesin e Messi-t.

Ndryshe mund të thuhet për argjentinasit. Të hënë “FIFA” ndau çmimet për sezonin e kaluar dhe “The Best” e fitoi Ronaldo. Në garë për çmimin ishte edhe Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës të paktën në mimikë duket sikur nuk mban inat, madje edhe duartroket rivalin e tij më të madh në futboll.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb