Janë luajtur sonte pjesa më madhe e javës së 10 të “Seria A” ku skuadrat e mëdha nuk kanë gabuar duke siguruar pikët e radhës.
Napoli ka shënuar 3 gola për të marrë 3 pikët përballë Genoa-s e cila duhet theksuar se kaloj e para në avantazh. Tarabt zhbllokoi në minutën e 4-rt por Dries Mertens u tregua i pamëshirshëm duke realizuar dy herë në pjesën e parë dhe një herë në pjesën e dytë. Në minutat në vijim pati vend për një realizim të Izzo-s që stampoi shifrat përfundimtare në 2-3. Napoli me këtë fitore rikthehet në krye të Seria A me 28 pikë.
Juventus kaloi lehtë në “Allianz Arena” Spal-in duke e mundur me rezultatin 4-1. Dy supergola, një Bernandeschi dhe një tjetër Dybala e “vranë” sfidën dhumë shpejt për miqtë. Gjithsesi ata gjetën forcën për të ngushtuar rezultatin para se Higuain dhe Cuadrado të vulosnin shifrat përfundimtare.
Milan pas është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh në “Seria A”. Skuadra e drejtuar nga Monetlla ka fituar 1-4 në transfertë kundër Chievo-s. Golat për “gjallin” u shënuan nga Suso, Calhanoglu, Kaliniç dhe një autogol. Ndërsa për vendasit shënoi një ish-milanist si Birsa.
Edhe Roma ka mbajtur hapin e skuadrave të tjera “big” të kampionatit italian. Verdhekuqve të kryeqytetit i mjaftoi një gol i realizuar me penallti nga Perroti për të marrë 3 pikët ndaj Crotone-s në “stadio Olimpico”.
Pas 10 ndeshjesh kampionatin e udhëheq Napoli me 28-të pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Juventusi.
(e.k/BalkanWeb)
