Futbollistët e skuadrës autriake të Rapidit të Vienës sipas një video që po qarkullon në internet duken njëkohësisht edhe si huliganë apo tifozë ultras. Për ta nuk ka dallim nëse pas një 90 minutëshi kanë arritur të marrin fitore apo barazim, në fund, në dhomat e zhveshjes ata do të bëjnë rutinën e tyre.

Nuk është një rutinë e mërzitshme. Futbollistët grumbullohen së bashku në dhomat e zhveshjes dhe nën drejtimin e njërit prej tyre nisin të këndojnë këngë në mbështetje të ekipit të tyre. Për futbollistët e Rapidit të Vienës duket se puna e tyre nuk është vetëm të fitojnë para, por edhe të ndiejnë atë se çfarë bëjnë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb