TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për gazetaren Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit krejt papritur në banesën e saj. Sipas policisë, 31-vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë ku jetonte vetëm dhe nuk ka pasur shenja dhune.

Mësohet se ajo vuante nga epilepsia por për të përcaktuar shkaqet e vërteta të ngjarjes pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, njofton policia.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: