TIRANE– Largohet nga posti i Drejtorit të Hetimit në Dogana Artur Sejati, i emëruar që në kohën e qeverisë Berisha. Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëjnë me dije për “News 24” se largimi i Sejatit nga ky post është bërë për arsye të mungesës së nivelit të arsimit përkatës për të mbajtur këtë post.
Artur Sejati drejtonte zyrën e hetimeve në dogana që prej qeverisë së kaluar dhe kishte profesionin ekonomist.
Në vend të tij është emëruar juristi Elvis Koka, i cili sipas drejtuesve të Doganës do t’i shërbejë më mirë këtij posti. Në kuadër të reformimit të administratës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka larguar disa drejtues të sektorëve të ndryshëm; kjo për të rritur performancën dhe efikasitetin e punës në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe në luftën ndaj korrupsionit.
(el.sp/BalkanWeb)