Lacio ka marrë fitoren e 6 radhazi në “Seria A” pasi sot ka mposhtur në transfertë skuadrën e Beneventos me rezultatin e thelle 1-5. Të besuarit e Simone Inzaghi nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim takimin pasi që në minutën e 4 Bastos i kaloi lacialët në avantazh.
Në minutën e 13 sulmuesi Immobile dhe në të 24 Maurosiç e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 3 golave për miqtë nga Roma. Në pjesën e dytë Lazzar shkurtoi diferencën për vendasit para se Paralo dhe Luis Nani të vulosnin shifrat përfundimtare të takimit në 1-5.
Në këtë takim portieri i Lacios Thoma Strakosha nuk pati shumë punë, por goli i pësuar poshtë këmbëve mund të ishte i evidentuar. Nga ana tjetër Memushaj për Benevento-n luajti vetëm 45-së minuta ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti qëndroi në stol për gjatë gjithë takimit.
Pas 11 ndeshjesh në “Seria A” Lacio momentalisht renditet e 3 me 28 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të 2. Ndërsa Benevento po në kaq takime ende nuk ka marrë pikën e parë në kampionat duke u renditur e fundit me 29 gola të pësuar.
(e.k/BalkanWeb)
