Napoli ka nderuar mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj për arritjen e tij me skuadrën napoletane. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen e një jave më para ka arritur kuotën e 100 takimeve që nga koha ku u transferua 3 vite më parë nga skuadra e Empolit.
Hysaj paraqitjet me 3 shifra i realizoi javën e kaluar kur Napoli luajti kundër Interit, por klubi ceremoninë në nderim të tij e zhvilloi sot para takimit me Sasuolon duke i dedikuar një fanellë të personalizuar me numrin 100.
Elseidi sot nuk ishte nga minuta e parë pasi tekniku Mauricio Sarri po e ruan për takimin e mesjavës në “Champions League” kundër Manchester City-t.
(e.k/BalkanWeb)