Nga Erjon Skendaj
Nuk thonë kot që fati të vjen në derë atëherë kur më pak e pret. Me vetëm një blerje 1 mijë lekëshe në rrjetin e njohur të supermarketeve Albmarket fati u ka trokitur jo një e dy po 80 klientëve mes mijera e mijerave që morën pjesë në shorteun e radhës “Bli dhe fito”.
Fituesit janë mbuluar me dhurata të shtrenjta si Iphone, lavatrice, televizorë dhe shumë e shumë produkte të markave më të njohura.
Për të qenë sa më transparent me publikun shorteu “Bli Dhe Fito” është improvizuar në mes të blerësve në hyrje të një prej dhjetra supermarketeve Albmarket që ndodhet në zonën e Don Boskos. Madje kanë qenë vetë klientët që kanë tërhequr biletat fituese.
Shorteu i konceptuar edhe si një festë me muzikë dhe degustime produktesh ka mbledhur shumë prej blerësve më besnik të Albmarket.
Prej 10 vitesh në tregun shqiptar rrjeti i supermarketeve Albmarket ia ka dalë të shtrihet në të gjithë teritorin e kryeqytetit si dhe në Korcë dhe Librazhd me ambicien e madhe që të zgjerohet në nivel kombëtar.
(e.f/BalkanWeb)
