LONDER- LG prezantoi telefonin e ri inteligjent LG G4. Telefoni inteligjent i shumëpritur u prezantua gjatë dy eventeve të zhvilluara njëkohësisht në Londër dhe Nju Jork. Gjatë prezantimit, LG u fokusua në tri veçoritë më kryesore: dizajni, ekrani dhe kamera. G4 është telefoni parë i LG-ës që vjen i mbështjellë me lëkurë në anën e pasme.
Jo të gjithë njësitë G4 do të kenë lëkurë në anën e pasme. Kompania ka krijuar edhe versione të tjera që kanë kasa të lëvizshme prej plastike. Ky version do të jetë i disponueshëm në ngjyrë gri, të bardhë dhe gold. LG G4 ka ekran 5.5 inç me rezolucion QHD. LG pretendon se ekrani i ri ka kontrast 50% më të lartë se G3 dhe është 25% më i ndriçuar.
Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 808 me arkitekturë 64-bit dhe gjatë bërthama, ku dy bërthama janë Cortex-A57 dhe katër Cortex-A53. LG G4 ofron gjithashtu 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen më të fundit të kompanisë. Kamera është 16 megapikselë me diagonale 1/2.6 inç dhe lenta f1.8. Kamera ka edhe stabilizuesin optik të imazheve.
LG ka shtuar edhe kontrollin manual në softuerin e kamerës, për shkrepje më profesionale dhe fokusim më të mirë të pamjeve, si dhe veçorinë RAW, që zakonisht gjendet në kamerat profesionale. Kamera ballore është 8 megapikselë dhe mund të regjistrojë video me rezolucion 2160 pikselë. LG G4 mban bateri me kapacitet 3,000mAh dhe mbështet furnizimin me energji nëpërmjet wireless-it. Telefoni do të mund të blihet në tregun vendas të kompanisë duke filluar nga nesër, ndërsa më vonë do të dalë edhe në tregjet e tjera.
(ed.me/BalkanWeb)
