ARABIA SAUDITE- Të paktën 93 persona të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist ISIS janë arrestuar në Arabinë Saudite gjatë një aksioni policor.

Personat e arrestuar planifikonin sulme terroriste me makina bombë në vende të ndryshme, ndërsa objektiv ishte ambasada amerikane në Riad.

65 prej të arrestuarve janë shtetas të Arabisë Saudite, ndërsa pjesa tjetër nga shtete të ndryshme. Operacioni është kryer pas një hetimi disa mujor.

Bëhet me dije se grupi kryente trajnime në një zonë të largët të rajonit el-Qassim.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: