Grupimi më i zjarrtë i tifozëve të Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë reaguar në lidhje me rezultatet e dobëta që skuadra ka marrë në 8 javët e para të kampionatit. Ultrasit e ekipit të kuq bëjnë fajtorë për situatën futbollistët dhe drejtuesit. Jo vetëm kaq por ata kanë edhe akuza të fortë për lojtarët që përfaqësojnë ngjyrat e klubit të tyre.

Postimi në facebook

“Lojtarë liliputë dhe drejtues të paaftë prej 5 vitesh!

Po ty president? A nuk të vjen pak inat? A nuk shqetësohesh ndopak? Apo nuk ka problem, ti fjalën tënde e ke thëne për 70 vjetor. Vitet para i kemi, ke thënë. Fundja je brenda objektivit që ke caktuar!

Por neve na dhemb shpirti kur shohim se pas humbjeve lojtarët zgërdhihen sapo lënë stadiumin. Harbohen nëpër lokale dhe meqë nuk mbushin dot me pikë tabelën e renditjes, mbushin me foto facebookun dhe instagramin. Trofetë e vetme të lojtarëve dhe drejtuesve janë shishet e boshatisura dhe skedinat-çarçaf! “Kampionë” të vërtetë!

Ky sezon u dogj që pa nisur dhe përgjegjësi kanë të gjithë, por askush nuk e merr përsipër sepse nuk kanë fytyrë të na dalin përballë kur shohin që ne prapë vijojmë ta mbështesim Legjendën me gjithë shpirt!

President, ndërhy jepi drejtim, nuk mjafton ti varësh çelësat në qafë drejtuesve që vetëm fshihen, nuk mjafton ti llastosh lojtarët me paga marramendëse dhe pastaj të vazhdojnë në qejfin e tyre jashtë çdo objektivi por edhe larg paraqitjeve qe i kanë hije Partizanit …”
guerrils
(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb