GREQI- “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”. Kështu ka deklaruar i marrë në pyetje nga policia greke shqiptari 32-vjeçar i dyshuari për vrasjen e avokatit të njohur më 12 tetor.
Por pavarësisht kësaj deklarate, mediat greke kanë nxjerë sot detaje të reja në lidhje me krimin. Mësohet se
Dje “BalkanËeb” raportoi se shqiptarët e marrë në pyetje janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.
Po sot raportohet se autori i vrasjes është një 32-vjeçar i arratisur nga burgu i Kasandrës. Mësohet se shqiptari kishte ikur me leje nga burgu por nuk ishte kthyer më, duke kryer edhe krimin. Ndërkaq thuhet se urdhri për vrasjen e avokatit greke ishte dhënë nga burgu i Koridhalosë.
Po kështu raportohet se shqiptari kishte marrë 3000 euro parapagesë për vrasjen. Ai u gjet në një kamp rom, ku i fshihej policisë pas krimit.
Vrasja e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos më 12 tetor në mes të Athinës ka vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj.
E në kuadër të këtij hetimi, siç mëson “BalkanWeb” janë marrë në pyetje tre të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos, pasi kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasje ndaj një tjetër avokati grek, të quajtur George Antonopoulos.
(m.k/BalkanWeb)