TIRANE-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona nuk e ka fshehur gëzimin për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Strasburgut që detyron Shqipërinë ti paguajë 15.600 euro Mihal Delijorgjit për qëndrim të paligjshëm në paraburgim.

Në një status në faqen e saj në facebook ajo shkruan “Delijorgji v Albania sapo doli vendimi nga GJEDNJ. E lumtur per kontributin ne nje aspekt kaq te rendesishem per sistemin gjyqesor shqiptar dhe respektimin e te drejtave te personave ne paraburgim”. Elira Kokona rezulton të ketë qenë avokate e kompanisë “Albademil” në pronësi të Mihal Delijorgjit. Kjo kompani kryente procesin e demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2007 kur humbën jetën 26 persona.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: