Një situatë e pazakontë dhe në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në takimin e “Europa League” mes Victoria Setubal dhe Olimpique Marseille.
Patrick Evra, futbollisti i skuadrës së Marseille, ka goditur një tifoz të skuadrës së tij me shqelm në kokë para se të fillojë ndeshja. Menjëherë pas këtij episodi ai është përjashtuar nga takimi duke lënë skuadrën me vetëm 6 futbollistë në stolin e rezervave.
Sipas raportimeve të gazetarëve në stadium , Evra ishte viktimë e fyerjeve nga tifozët. Menjëherë pas këtyre thirrjeve lojtarët u drejtuan nga tribuna ku qëndronin tifozët. Ndërsa të tjerët po diskutonin, ish-futbollisti i Manchester United goditi sikur të ishte duke bërë karrate një tifoz të ekipit të tij, Marseille-s.
Tifozët e skuadrës franceze janë të pakënaqur me paraqitjete e futbollistit 36-vjeçar dhe për këtë arsye kanë nisur ta fyejnë. E gjithë ngjarja nisi pak minuta para fillimit të sfidës dhe si pasojë Patrick Evra bëhet i pari futbollist që përjashtohet nga një ndeshje e “Europa League” ende pa nisur loja.
#VSCOM un truc de fou s'est passé entre des supporters semble-t-il Marseillais et des joueurs dont Evra ! Ça a tapé ! @OM_Officiel #TeamOM pic.twitter.com/C9Cozns6X4
— Karim Attab (@karimattab1) November 2, 2017
(e.k/BalkanWeb)
