Tuttomercatoweb, portali i njohur italian i dedikuar sportit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Partizani i Beogradit-Skënderbeu, ka vendosur notat për protagonistët duke cilësuar edhe më të mirët apo më të dobëtit e këtij takimi
Më të mirët
Tosiç – Që nga fillimi i jep diçka më shumë ekipit të tij. Mundohet që në minutat e para të futë në telashe kundërshtarin, më pas bën një goditje dënimi që lë Shehin pa lëvizur.
Kompaktësi serbe – U vu pak në rrezik Partizani gjatë 90 minutave, falë një kompaktësie që nuk i ka lejuar Skënderbeut të gjejë hapësira.
Tavamba – Është ai që mbyll përfundimisht ndeshjes, duke shënuar golin për 2-0. Krijon edhe raste të tjera por nuk arrin t’i shfrytëzojë, por është një rrezik i vërtetë për mbrojtjen kundërshtare.
Më të dobëtit

Mbrojtja shqiptare – Shumë e shpërqendruar, Skënderbeu nuk arrin të bëjë një lojë për t’iu imponuar kundërshtarit, dhe për më tepër, mbrapa bën shumë gabime, si në rastin e golit të dytë.
Sowe – Një prezencë e papërfillshme për skuadrën shqiptare. Lëviz në mënyrë të paplanifikuar dhe nuk arrin të krijojë probleme për kundërshtarët.
Shehi – Gabimi i tij, që sjell golin e dytë të Partizanit, është shumë i rëndë dhe vendos mbrojtjen në vështirësi serioze. Edhe në faullin e Tosiç, që kalon serbët në avantazh, qëndron pa lëvizur. Mund të bënte më shumë.
(e.k/BalkanWeb)
