KINË-Një mësues në Kinë i cili u kap në flagrancë duke u puthur me nxënësen 16-vjeçare është pushuar nga puna.
Mësuesi Xu u filmua me celular nga një nxënës ndërsa po puthte vajzën e mitur në një shkollë në rrethin e Yubei Chongqing, në jugperëndim të Kinës.
Në videon e filmuar nga dritarja e klasës, shihet sesi mësuesi përkëdhel dhe puth vajzën, ndërsa kjo e fundit përpiqet të shmanget.
Videoja prej 30 sekondash ka shkaktuar zemërim tek prindërit pas publikimit në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=Z8FNMmqNskQ
(d.d/BalkanWeb)
