Ish-banorja e “Big Brother 2” dhe gazetarja Adelajda Xhamani u nda nga jeta më 28 tetor. Të shumtë ishin ata që shprehën dhimbjen për humbjen e parakohshme të saj. Gjithashtu edhe banorë të Big Brother-it me të cilët Adelajda ka jetuar në shtëpinë e famshme.

Një prej tyre Arjon Muça i cili në një intervistë për “Mirage” ka deklaruar se Adelajda kishte shumë armiq në Tiranë dhe se shumë prej tyre pas lajmit të vdekjes u shtirën sikur e kishin mikeshë.

“Adela kishte një karakter shumë të fortë. Pas Big Brother me Adelën nuk kemi pasur shumë shoqëri por kontakte po. Ajo dinte ta respektonte mikun, por edhe armikun sepse Adela ka pasur shumë armiq në Tiranë.

Dhe të them të vërtetën kur fillova të lexoja postimet më erdhi dhe për të qeshur, edhe për të qarë kur pashë sesa shumë njerëz shtrireshin sikur e kishin pasur mikeshë. Ndërkohë që Adelajdës i janë mbyllur pothuajse të gjitha dyert në fytyrë dhe vetëm me fuqitë e saj kishte arritur të ishte ajo që ishte”, u shpreh Arjoni.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: