Skuadra ruse Akmaht Grozni ku aktivizohen dy futbollistë të kombëtares shqiptare Odise Roshi dhe Bekim Balaj ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera përballë Rostovit, 0-1.
Mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi ka qënë protagonist në fitoren e sotme, duke asistuar në goli i vetëm i shënuar nga Mbengue në minutën e 50-të. Fieraku e nisi takimin si titullar, teksa në minutën e 85-të është zëvendësuar nga trajneri për t’i lënë vendin Rodoflos.
Sulmuesi shkodran Bekim Balaj e ndoqi sfidën e sotme nga stoli, ndërsa mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha nuk ishte i disponueshëm për trajnerin Galaktionov.
(e.k/BalkanWeb)