TIRANE– 23-vjecari Hermes Beqiri, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër bënte një jetë luksoze. Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’ vërehet se i riu bën një jetë luksoze me tufa eurosh, femra dhe makina të shtrenjta. Gjithashtu ajo që vihet re është fakti se ai pëlqen jetën që bëjnë personazhet e të fortëve në filmat e Hollivudit.

TGHN

I plagosuri Hermes Beqiri është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 23-vjeçari ka vetëm një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shumë organe duke bërë që të humbasë një sasi të konsiderueshme gjaku.
y6ghn
Ngjarja:
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal, ku sipas policisë është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

thgnb

Në lidhje me ngjarjen Policia ka ndaluar E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes” si dhe D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër. Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.

TGRHNB

10268651_652850381437198_4792866741360620785_n

UY7J7JH

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: