TIRANË- Kundërshtimet ndaj punonjësve të policisë janë një veprim i dënueshëm dhe pas të cilit rrezikoni të ndaloheni ose te procedoheni penalisht. Në një video amatore të siguruara nga News24 paraqitet kundërshtimi dhe kërcënimi që një qytetar i bën punonjësit të policisë që e gjobit për shkelje të semaforit.
Në këtë video amatore të filmuar një javë më parë në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, ky i ri kërcënon dhe shan punonjësit e policisë rrugore pasi e kishin penalizuar për shkelje të semaforit.
Drejtuesi i mjeti tip “Lamborghini” me targë AA 464 KF, shtetasi Amar Sh. 25 vjeç, fillimisht i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, por pasi ka mësuar për shkeljen, si dhe pasi i është dhënë fleta e procesverbalit të konstatimit ka dalë nga mjeti duke kryer këto veprime duke dalë nga makina veprim ky që nuk lejohet në bazë të kodit rrugor.
Shoferi: A të q… motrën. Mbaje mend ca kam për të bërë, mbaje mend. Ik ore plehër m… ik ore plehër.
Drejtuesi i mjetit menjëherë në vrull e sipër është ndaluar nga dy punonjësit e policisë rrugore që më pas kanë kërkuar dhe përforcime të patrullave të rendit.
Polici: Ca do bësh ti? Ca do bësh?
Sipas burimeve policore rezulton se drejtuesi i mjetit është proceduar për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë. Ndërsa 25-vjeçari do të detyrohet të paguaj dhe një gjobë të majme për shkelje të semaforit.
(m.k/BalkanWeb)