Skuadra italiane e Interit ka shumë tifozë në kontinentin aziatik, por që prej ardhjes së presidentit të ri kinez klubi po përpiqet të shtrij ndikim e tij sa më shumë të mundet. Qëllimit duket se ia arritur pasi përveçse shumë prej tyre sakrifikojnë për t’i parë ndeshjet në orare të papërshtatshme, tani po mundohen të mësojnë edhe himnin.
Videoja e tyre duke kënduar është duke bërë xhiron e internetit në mediat rrjetet sociale. E vetmja frazë që kuptohet disi është “Pazza Inter Amala”! Italishtja e tyre le për të dëshiruar. Gjithsesi në të tilla raste mjafton dëshira dhe pasioni.
(e.k/BalkanWeb)
