RUSI- Një pjesë e një ndërtese nëntëkatëshe është shembur pas një shpërthimi që ka ndodhur në Izhevsku të Rusisë. Dyshohet se dhjetëra banorë kanë mbetur nën rrënoja.
Siç transmeton “Independent” si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 32 banesa.
Dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë shpërthimi i gazit.
Deri më tani janë gjetur dy trupa të pajetë, ndërsa operacioni për kërkim-shpëtim vijon ende.
(BalkanWeb)