ELBASAN- Një dukuri e pazakontë natyrore është shfaqur në një nga Liqenet e Belshit. Gazetari Fatmir Popja ka sjellë për “BalkanWeb” pamje nga kjo dukuri. Bëhet fjalë për krijimin e një hinke brenda liqenit të Marinës, te pylli.
Në mesin e Liqenit të Marinës është krijuar një “hinkë” gjigande. Si pasojë e këtij fenomeni (karstik), janë krijuar 84 liqenet karstike të Dumresë.
Fenomene të tilla ndodhin herë pas here në Dumre, por hera e parë që është hapur brenda sipërfaqes ujore. Kjo tregon që dukuria e karstit është akoma aktive.
(m.k/BalkanWeb)
