BRITANI– Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se ka një datë dhe orë të saktë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Me anë të një amendamenti, Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian të premten e 29 marsit 2019 në orën 23:00.

Në intervistë për “Telegraph”, Theresa May shpjegoi se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për bllokimin e daljes nga Bashkimi Evropian.

Teksti i amendamentit i detyron deputetët pro Evropës të deklarojnë nëse e kundërshtojnë ose jo daljen nga BE në mars. Amendamenti do të diskutohet dhe votohet nga parlamenti britanik javën e ardhshme.

Kryeministrja britanike paralajmëroi se nuk do të lejohet asnjë pengesë në procesin e Brexit, pasi sipas saj në këtë mënyrë do të pengohej vullneti demokratik i britanikëve që vendosën për të mos qenë pjesë e BE-së.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: