Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, shumë shpejt pritet të vijë në Shqipëri për një ndeshje bamirësie. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi, përmes llogarisë së tij në ‘Twitter’.
Pas një takimi të zhvilluar në Spanjë në zyrën e ambasadorit , ky i fundit ka konfirmuar se ish-futbollisti i Interit dhe Real Madrid do të vijë së shpejti në vendin tonë për një ndeshje bamirësie.
(e.k/BalkanWeb)