Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr niseshte
250 gr gjalpë
500 gr sheqer
2 të verdha vezësh
200 gr bajame të qëruara
Fillimisht shkrijmë 250 gr gjalpë, më pas shtojmë 500 gr sheqer dhe 500 gr ujë dhe e lëmë derisa shërbeti të shkojë në vlim. Trazojmë në një tas niseshten me pak ujë dhe e punojmë derisa të tretet mirë. E shtojmë niseshten e tretur në tenxheren ku kemi shkrirë gjalpin me sheqerin dhe e trazojmë vazhdimisht derisa masa të fillojë të mblidhet dhe të marrë një ngjyrë të verdhë. Shtojmë bajamet, e trazojmë dhe më pas e vendosim në tavë duke e lyer sipërfaqen me të verdhë vezësh. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(ma.ar/BalkanWeb)