TIRANE – I ftuar në takimin e së martës në “Pop Culture” ka qenë aktori Erdit Asllanaj, i mirënjohur për personazhin e doktorit në programin e humorit “Portokalli”.
Gjatë intervistës, të cilës i ka dhënë edhe tone satirike, Asllanaj ka folur për fillimet e karrierës, preferencat e tij për aktrimin dhe sherret dashamirëse mes tij dhe kolegëve në spektaklin e humorit.
Aktori ka treguar se para se të futej në shkollë kishte ide të tjera, por kjo e fundit e solli me këmbë në tokë. Ai ka thën ësë arritjes se nuk janë të rastësishme dhe se ka obljektiva të tjera për të cilat po punon.
“Para se të futesha në shkollë kisha ide të tjera, por shkolla më solli me këmbë në tokë. Arritjet e mia nuk janë të rastësishme, kam objektiva të tjera dhe po punoj” – ka thënë ai.
Pyetjes së gazetares nëse grindet me koleget, aktori i humorit i është përgjigjur se është normale të kesh grindje, shpesh ka debate me Salsanon sepse ai është partneri i tij dhe sygjeron.
“Normal që ka grindje. Kam debate të shpeshta me Salsanon, sepse është partneri i përjavshëm dhe ai më sugjeron. Unë i kërkoj mendim, ai ma jep, mua s’më pëlqen, por në fund marrim dhe mendimin e regjisorit dhe vendosim”- përfundoi Erditi.
(BalkanWeb)
