Shqipëria feston sot 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Aktivitete për të kujtuar këtë ditë kombëtare janë organizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, aty ku kryeministri i parë i vendit Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e vendit. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Meta dhe ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, i cili u lartësua nga kampionët e peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj. (da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb