BERLIN-Në Alexanderplatz të Berlinit do të gjeni Chelsea Manning, Julian Assange dhe Edward Snowden. Aktivistë dhe anëtarë të Partisë së Gjelbër në Gjermani kanë zbuluar statujat në bronz me përmasat e njeriut.

Të gjithë janë konsideruar heronj për shkak të nxjerres së dokumentacioneve nga inteligjenca amerikane. Krijuesi i këtyre skulpturave është italiani Davide Dormino.

“Dëshiroj të prezantoj heronjtë bashkëkohorë, të cilët kanë humbur lirinë e tyre për të vërtetën”, ka thënë ai, duke shtuar se veprimi i tyre na kujton “sa e rëndësishme është të dish të vërtetën dhe të gjesh kurajon të dish të vërtetën”.

E titullar “Anything to Say”, skulptura inkurajon mbështetësit të luftojnë për lirinë e shprehjes dhe të informimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: