KRUJE – Dy persona janë arrestuar si pjesë e operacionit të koduar “Shtrëngimi” pasi i kërkuan shuma të mëdha parash me anë të telefonit një shtetasi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Shtrëngimi”.

U ndaluan shtetasit, atë e bir konkretisht:  Agim Çangu 46 vjeç, Gentian Çangu 19  vjeç, të dy banues në Nikel, Krujë;

Shtetasit e mësipërm, nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20000 €) shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje.

Shtetasit e ndaluar,  më datë 02.11.2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H.L.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësisnë e provave materiale: 4 aparate celularë; 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike; një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim parashikuar,  nga nenet  109-b , 25 dhe 280 të Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb