Policia e Shkodrës në bashkëpunim me prokurorinë ka goditur një grup të shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit duke arrestuar 7 persona. Policia ka zbuluar se aktiviteti ushtrohej në një hotel të njohur në Shkodër. Bëhet fjalë për lokalin “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot, duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.
(m.k/BalkanWeb)
