BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar sot rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila dënon thirrjet për luftë të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, si dhe inkurajimet e tij për pretendime territoriale.
Rezoluta, e miratuar të enjten, po ashtu i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga deklaratat e Sheshlit.
Kryeministri Vuçiç nga ana e tij e ka cilësuar fyes dhe shqetësues dokumentin në fjalë.
Sipas tij, nuk ekziston asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë autoritetet me Sheshelin.
Vuçiç ka qenë dikur aleat i afërt i Sheshelit.
Tribunali i Hagës e ka liruar këtë të fundit nga burgu javë më parë, për arsye shëndetësore.
Vuçiç po ashtu ka thënë se lirimi i Sheshelit nuk ka qenë vendim i Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)