LUKSEMBURG- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare njëditore në Luksemburg.
Zëvendëskryeministri Thaçi në Luksemburg u takua me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn, dhe me ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar, Romain Schneider.
Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut shprehet e gatshme që ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në disa projekte kapitale për rregullimin e sistemeve të furnizimit me ujë.
(el.sp/BalkanWeb)