TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar sot listën me emrat e anëtarëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lista e kandidatëve të LSI-së kryesohet nga Kryetarja e Këshillit Kombëtar Drejtues, Erisa Xhixho dhe nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj. Krahas kësaj, bie në sy fakti se 10 nga 15 emrat e parë në listën për këshilltar të këshillit Bashkiak të Tiranës janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, të cilët përbëjnë dhe 60% të totalit të kandidatëve.

Partitë depozituan mbrëmë listat e tyre për këshilltarët bashkiakë. E para që i bëri publikë emrat e këshilltarëve për Tiranën ishte Partia Socialiste. Në listën me 61 kandidatë për këshilltarë vihen re në radhët e para, emra të njohur të shoqërisë civile, por jo vetëm. Lista çelet me dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra. I dyti në radhë vjen kryetari aktual i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/05/Lista-e-keshilltareve-per-Bashkine-e-Tirane.doc” viewer=”microsoft”]
(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb