NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 kokrra qepë
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq
½ lgj salcë
4 kokrra vezë
½ lgj miell
1 gotë qumësht
Pergatitja
Grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim ato me vaj derisa të zbuten dhe të zverdhen pak. Shtojmë piperin e kuq, salcën, 1 filxhan kafeje ujë dhe i lemë qepët të ziejnë pak në temperaturë të ulët.
Rrahim vezët me pak kripë dhe i shtojmë tek qepa duke i trazuar.
Në një tas përziejmë miellin më qumështin, me kripë, piper të zi dhe e shtojmë tek fërgesa me vezë, e lemë të marrë valë për 3-4 minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
