Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një dite më parë të zyrtarit të Lushnjës, Artur Çobani, i cili akuzoi se drejtuesit kamzali dhe trajneri Ndreu i kishin bërë arbitrit presion para ndeshjes së luajtur të dielën.

“Është e çuditshme se si një ish-futbollist, që sot qenka koordinator në klubin lushnjar, të lëshojë akuza të tilla të pavërteta dhe që të çudisin. Sa për dijeni, në takimin që kanë bërë zyrtarët përpara ndeshjes nuk kemi qenë as unë dhe as trajneri, madje as shefi i klubit, Albert Bana, por klubi përfaqësohej nga stërvitësi i portierëve, Elton Puriqi.

Në Kamzë, asnjë prej gjyqtarëve nuk është kërcënuar. Janë të pavërteta alibitë që ngre ky Çoban”, ka thënë dje kreu i klubit kamzali.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/akuzat-per-presion-ndaj-arbitrave-reagon-qarri-cobani-i-lushnjes-shpif/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: