TIRANE – Situata e vështirë në auostradën Tiranë-Durrës ka bërë që në terren të shkojnë edhe Forcat e Armatosura. Tre motorrpompa të komandës mbështetëse mbërritën në afersi të kthesës se Rinasit për të larguar ujin.

Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.

 

Por me të marrë sinjalizimin, Policia Rrugore ka ndërhyrë, duke devijuar lëvizjen. Edhe pse shi, policët ndodhen në vend duke punuar për normalizimin e situatës, pasi trafiku në autostradë ka kapur radhë kilometrike.

Policët të veshur me mushama jeshile iu bëjnë shenjë drejtuesve të kalojnë në rrugët dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb